Kriza pas pandemisë, Spahiu: Ulni TVSH-në me 10 për qind

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka ngritur shqetësimin në lidhje me situatën ekonomike në vend.

Spahiu thekson se duhen krijuar lehtësi për biznesin dhe se pagesa e “pagës së luftës” është detyrim i çdo qeverie për të gjithë ata që mbetën papunë.

Sipas Spahiut, shqiptarët paguajnë tatime për një qeveri që nuk bën asgjë.

Postimi i Spahiut

Ulni TVSH minimalisht në masën 10%. Hapja pas pandemike duhej patjetër të shoqërohej me masa lehtësuese fiskale.

Pagesa e “pagës së luftës” është detyrim i çdo qeverie për të gjithë ata që mbetën të pa punë. Në kushtet e rihapjes, lehtësimi me 10% i TVSH, pra ulja e saj, në rastin më të mirë do të çonte në uljen e çmimeve në të njëjtën vlerë, pra do të ishte një shtysë e mirë për rritjen e konsumit.

Sa më shumë biznese të rihapen aq më shumë do të ulej bara fiskale e qeverisë për pagesa pagash apo ndihmës ekonomike për të pa punët.

Kujtojmë që shqiptarët paguajnë tatime për një qeveri inekzistente, qeveri që nuk bën asgjë. E vetmja punë që bën është llogaritja e kësteve të radhës për koncesionet dhe PPP-t.

SHKARKO APP