Kriza politike, Braçe kundër zgjidhjeve ekstraligjore
Zv/ kryeministri Erjon Braçe tha se ishte kundër zgjidhjeve ekstraligjore të kësaj krize politike. Nga Patosi, duke folur në një prononcim për gazetarët, Braçe kujtoi se ndërkombëtarët e njohin maxhorancën në kuvend dhe në qeveri si legjitime ndërsa opozitën e etiketoi “të vjetër”
Erjon Braçe: “Që të gjesh gjuhën e përbashkët duhet të jenë dy, tre katër, pesë palë e me radhë. Ne jemi legjitim në Kuvend, legjitim në godinën e qeverisë dhe kur flas për këtë i referohem votës së qytetarëve. Nuk di, nga Shkodra në Sarandë të kemi marrë pushteti jo legjitim. Qytetarët kanë votuar të lirë dhe vota e tyre është monitoruar nga faktori ndërkombëtar i i cili ka monitoruar zgjedhjet dhe ka çertifikuar në mënyrë të qënësishme qoftë mazhornacën në parlament qoftë edhe qeverinë e Republikës së Shqipërisë. I konsideron institucione kushtetuese dhe legjitime, prandaj është e tepërt që unë të komentoj për sjelljen e palës tjetër, që është opozita e vjetër në këtë vend. E vjetër dhe si historik po dhe personazheve që e kryesojnë. Nga Shkodra deri në Sarandë nuk ka një votë të kontestuar nga një komisioner jo i joni por as i PD-së.
Thënë këtë patjetër që është i dobishëm dialogu, por mbi të gjitha është e dobishme ligjshmëria, dhe kushtetutshmëria. Unë nuk jam gati për të folur për zgjidhje ekstraligjore. Shqipëria ka nevojë për kushtetutën dhe ligjet dhe jo për kompromise që i vijnë ndesh në mënyrë të qartë institucineve legjitime dhe kushtetuese dhe kushtetueshmërisë.”
KOHA JONË SONDAZH

