Kriza politike/ Jo vetëm Palmer, por edhe Johnathan Moor në Tiranë
Syri.net bën me dije se nën sekretari amerikan i shtetit Palmer do te jetë më datë 9 Prill në Tiranë per të takuar politikanët më të lartë të vendit, nga Meta, Rama, Basha deri tek Kryemadhi në selinë e LSI.
Palmer është raportuar nga media afër Rames dhe Thacit si ideatori i ndarjes së Kosovës, deri edhe duke e lidhur këtë thashethem me faktin qe është dhënder në Serbi sipas gjithologut Baton Haxhiu.
Por pasuesi i Yee zyrtarisht në Tirane vjen për krizën politike pas videove ku zgjedhjet e 2017 dalin në tavolinën e krimit.
Por një tjeter info e rezervuar, që burime te Syri.net e konfirmojnë, bëjnë me dije se nga datat 4-6 Prill në Tiranë vjen një tjeter zyrtar i DASH, Johnatan Moor.
KOHA JONË SONDAZH

