Kriza politike në Shqipëri, ambasadori britanik: S’duam t’i shohim partitë në rrugë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith, thotë se nuk dëshirojnë që në këtë krizë politike, ti shohin partitë shqiptare në rrugë.
“Shpresojmë të mos kemi një krizë serioze politike në të ardhmen, sepse një nga gjërat më të mira që u arrit ka qenë rikthimi i parlamentit me të gjitha partitë brenda parlamentit, që kanë punuar për demokraci efektive parlamentare. Duhet ta nxitim demokracinë parlamentare si parimin kryesor të zhvillimit. S’duam t’i shohim partitë sërish në rrugë duke përdorur mënyra jashtëparlamentare për të përparuar me qëllimet politike.
Mendojmë se është me rëndësi të përqendrohemi te proceset politike dhe të shmanget dhuna e konflikti, si dhe të gjenden zgjidhjet e mundshme me dialog. Është thelbësore, shumë me rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë.
Një nga gjërat që do të bëjmë, veç të tjerave që kemi bërë dhe që do të vazhdojmë, është mbështetja e zgjedhjeve dhe aspekteve të demokratizimit, duke mbështetur parlamentin dhe demokracinë parlamentare”,-tha në ”A2cnn”.