Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kronologjia e pacientit zero me koronavirus në Shqipëri: Nga shfaqja e simptomave deri tek analiza, 24 kontaktet vetëkarantinim në shtëpi!

Aktualitet E hënë, 9 Mars 2020 19:01
Kronologjia e pacientit zero me koronavirus në Shqipëri: Nga shfaqja e simptomave deri tek analiza, 24 kontaktet vetëkarantinim në shtëpi!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

28-vjeçari, i infektuari i parë me koronavirus në vendin tonë, u kthye nga Italia më 26 shkurt, por simptomat e para i ka shfaqur që më datë 5 mars, ndërsa mostra për të bërë analizën i është marrë mëngjesin e 8 marsit, kur ai ka telefonuar 127-ën.

Shqiptarja.com u interesua për kronologjinë e udhëtimit të djalit nga Italia në Tiranë dhe se si u infektua me COVID-19 edhe babai i tij 54-vjeçar.

Cila është historia e pacientit zero?

I riu me inicialet P.K, aktualisht konsiderohet pacienti zero, që është prekur në Itali nga koronavirusi edhe pse ka qëndruar disa ditë në Firence, një qytet jo në hartën e zonës së kuqe. Me makinë personale, djali ka udhëtuar i vetëm në drejtim të Shqipërisë, dhe ka zgjedhur të kalojë përmes pikës kufitare të Muqiranit, më 26 shkurt, për të vijuar rrugën për në Tiranë.

Shenjat e para ai ka shfaqur më datë 5 mars, megjithatë analiza në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik është bërë mëngjesin e 8 marsit, ditë kur edhe 28-vjeçari ka telefonuar në numrin e gjelbër të urgjencës kombëtare, 127. Nga vizita mjekësore e kryer në banesën e tij ku i riu jeton me prindërit, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël, të vetmit që kishin simptoma të dyshimta, ishin 28-vjeçari dhe babai i tij me inicialet V.K. Të dyve u janë marrë mostra dhe me daljen e rezultatit pozitiv për koronavirus mbrëmjen e së dielës, babë e bir janë transportuar me ambulancë për në Spitalin Infektiv në QSUT, ku ndodhen të karantinuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Deri më tani janë gjurmuar 24 kontakte që djali ka pasur prej kohës kur erdhi nga Italia, dhe të gjithëve u janë marrë tampone, përgjigjet e të cilëve ende nuk kanë dalë. Familjarët e djalit, dhe personat e tjerë që ai ka pasur kontakt ndodhen në vetëkarantinë në shtëpitë e tyre, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Djali kishte temperaturë 38.8 gradë celcius, dhimbje fyti dhe diare, kjo e fundit një simptomë që shfaqet rrallë. Babai i tij 54-vjeçar, kishte temperaturë dhe dhimbje fyti por edhe vështirësi në frymëmarrje që nga vizitat mjekësore rezultoi se është një simptomë e vjetër për shkak të konsumimit të duhanit.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 31 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Doktoreshë Silva Bino ndau falenderimet për bashkëpunimin e pacientëve dhe të gjithë kontakteve të tyre që pranuan vetëkarantimin duke zbatuar me korrektësi udhëzimet.

“Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur. Ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre, dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat. Gjatë gjithë kësaj kohe janë gjurmuar në Tiranë të gjitha kontaktet e mundshme që personat kanë pasur”, tha Silva Bino, përgjegjësja e Departamentit të  Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik.

Edhe ambientet që djali ka vizituar gjatë kësaj periudhe, veçanërisht një lokal në pronësi të tij në Tiranë, janë bllokuar dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet.

Gjendja e dy të prekurve nga koronavirusi është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione, por që të vlerësohen të shëruar, do të pritet të merret edhe një tampon tjetër me shpresën që rezultati të dalë negativ.

/Shqiptarja.com

Etiketat e lidhura

koronaviruspacientit zero
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Tani

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 27 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 31 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 45 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.