Kruja në vend të parë për infeksionet, rikthehet përhapja në fasoneri

Kruja mban vendin e parë në 24 orët e fundit për infeksionet me 16 raste. Shumica prej të prekurve ndodhen në Krujë dhe 3 prej tyre në Fushë Krujë, mes tyre një në Nikël. Të prekurit janë kontakte të rasteve të mëparshme kryesisht kontakte fasonësh.

Rasti i infeksionit sot në Fier lidhet me një grua të moshuar nga Libofsha që ishte e shtruar në QSUT, ku edhe është prekur me Covid-19. Ndërkohë që tamponi i është bërë edhe burrit të saj që në testin e parë rezultoi negativ.

Nuk ka persona të tjerë në familje të prekur. Gruaja e infektuar po mjekohet në banesën e saj në Fier. E moshuara ishte kuruar nga leucemia në QSUT, ashtu si rasti i një ditë më parë, ku një tjetër grua nga Patosi që kishte dalë nga ky repart rezultoi e infektuar me Covid-19.

SHKARKO APP