Krujë, arrestohet autori i fundit i vrasjes së trefishtë në Thumanë

Prangoset autori i fundit i vrasjes së trefishtë të ndodhur në Thumanë të Krujës, në qershor të këtij viti ku mbetën të vrarë baba e djalë si dhe nipi i familjes Çeku.

Në pranga ka përfunduar Pellumb Kora. Policia identifikoi si autorë të këtij atentati tre vëllezërit dhe babanë e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të Thumanës në Krujë, rreth orës 23.25 minuta të së premtes së 5 qershorit

Viktimat ishin Fran Çeku 79 vjeç, djali i tij Arben Çeku, 44 vjeç dhe nipi Eno Rama 20 vjeç. Ndërsa mbeti e plagosur rëndë Luçie Çeku 66 vjece, bashkëshortja e Franit.

Babai, Guri Kora dhe tre djemtë e tij u identifikuan si autorë të masakrës: Danjel, Pëllumb e Besnik Kora, si dhe i ati i tyre Guri Kora.

Sipas policisë dy familjet kishin banesat pranë njëri tjetrit dhe një orë para vrasjes ata kanë qenë bashkë në një lokal të zonës ku mendohet se ka nisur konflikti.

Më pas mendohet se anëtarët e familjes Kora kanë shkuar në banesë kanë marrë armët dhe i kanë zënë pritë viktimave rreth 120 metra larg banesës së tyre, në një rrugicë të errët.

Policia sqaroi se ngjarja e rëndë kishte si zanafillë një konflikt në lidhje me linjën e furgonëve nga THumana në drejtim të Tiranës.

Gurali Kora, babai I tre aautorëve të vrasjes u vetëdorëzua në polici 3 ditë pas vrasjes duke marrë përsipër autorësinë për të shfajësuar djemtë e tij.

SHKARKO APP