Krujë/Të mbyllura të gjithë dyqanet e kalasë

Ndryshe nga shumë qytete në Shqipëri ku kemi parë njerëz që mbushin rrugët, Qytetarët e Krujës janë duke e respektuar me fanatizëm mosdaljen nga shtëpia. Kjo ka bërë që në këtë qytet numri të prekurve nga covid 19 deri më tani të jetë zero. Ndërkohë që qyteti mbetet i paprekur nga covid 19 vetëm në Fushë-Krujë janë identifikuar 5 raste pozitiv.

I vetmi njeri i cili shfaqet në rrugën që të çon për tek kalaja është Ramazan Rama i cili na tregon se shërben në teqenë e Dollmës. Zërat e vetëm që dëgjohen brenda në pazarin e Krujës, janë të këtyre fëmijëve që luajnë në verandën e shtëpisë.

Turizmi është një element i rëndësishëm për qytetin e Krujës por siç mund ta shihni të gjitha dyqanet përpara kalasë janë të mbyllura e si pasojë një situatë e tillë do të sjellë jo pak probleme për ekonominë e këtij qyteti. Në këtë të dielë në kohë normale do ta shikonim këtë rrugë të gumëzhinte nga turistët e huaj dhe vizitorët e shumtë vendas.

SHKARKO APP