Krujë, vodhi vetëm paratë, arrestohet punonjësi i postës

Një punonjës i Postës së Krujës është arrestuar për shpërdorim detyre. Hasan Guni, 34 vjeç, punonte si shoqërues i vlerave monetare. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë prej afërsisht 154 mijë lekësh.

 Nuk është hera e parë që punonjësit e postës, në vend që të bëjnë transportin e parave, i marrin ato dhe largohen, çka tregon se në administratë punësohen përgjithësisht njerëz të papërgjegjshëm dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë fenomen .   

Këto para ai i kishte marrë në degën e Fushë Krujës, për t’i dorëzuar në degën e Postës së Krujës. Gjatë rrugës për të dorëzuar paratë në Postën e Krujës ai ka marrë sasinë e lekëve dhe ka lënë ambalazhin bosh.

SHKARKO APP