Krushku abuzoi seksualisht, 17-vjeçarja pajiset me urdhër mbrojtje
Adoleshentja ndaj të cilës është abuzuar seksualisht nga një 72-vjeçar ëshrë pajisur me urdhër mbrotje.
Në gjykatën e Sarandës është zhvilluar seanca gjyqësore, pas një kërkesë padije të bërë nga Zyra e Shërbimeve Sociale e Bashkisë, Sarandë, për pajisjen me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje të 17 vjeçares S.B nga prindët e vet.
Në lidhje me ngjarjen është ndaluar dy ditë më parë Barjam Tusha, i akuzuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.
I lë shtëpinë me qera, krushku abuzon me vajzën e familjes së varfër
E mitura pretendon se 72-vjeçari ka abuzuar disa herë me të, ndërsa i moshuari në dëshminë e tij ka pranuar se akti seksual mes tyre është kryer me dëshirë nga të dyja palët.
Blutë e Sarandës njoftuan mbrëmjen e së martës arrestimin e Bajram Tushës, ndaj të cilit u ngrit akuza e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur.
Sipas dëshmisë së vajzës, abuzimi është shtrirë në disa vite, por ajo kishte nguruar ta denoncojë për shkak të lidhjes mes dy familjeve.
I moshuari i vënë në pranga është vjehrri i motrës së saj.