Krushqit kthehen nga shtëpia e nuses, babai i dhëndrrit vdes në aksident

 

Një i vdekur dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier. Dy automjetet, një mjet tip "Volkswagen Polo" me targa AA 638 CZ është përplasur me një "Porsche Cayenne" me targa AA 200 JU në vendin e quajtur "Liqeni" në aksin Fier-Levan.

Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme 65-vjeçari Kujtim Guca nga Vlora, ndërsa janë plagosur dhe dy persona të tjerë, identitetet e të cilëve nuk dihen ende. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit dhe viktima po udhëtonin drejt Vlorës, pas një dasme. 65-vjeçari ishte babai i dhëndrrit dhe ata ishin krushq te nusja në Fier dhe po ktheheshin drejt Vlorës. Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia tej normave.

Policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP