Kryebashkiakja e Bulqizës dhe administratori i njësisë së Ostrenit motër e vëlla, deputetja e PD i kërkon hetim ILDKPI

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave të fillojë një hetim administrativ për kryebashkiaken e Bulqizës, Festime Mjeshtri dhe administratorin e Njësisë Administrative të Ostrenit Luan Mjeshtri, të cilët janë motër e vëlla.

“Nisur nga situata e paligjshmërisë dhe konfliktit të interesit në Bashkinë Bulqizë, i kam kërkuar sot Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave që të fillojë urgjentisht një hetim administrativ, të konstatojë situatën e konfliktit të interesit ndërmjet kryebashkiakes në detyrë dhe administratorit të Njësisë Administrative të Ostrenit, motër e vëlla, si dhe të ndërmarrë masat e tjera ndëshkuese në përputhje me ligjin. Funksionarët e lartë publikë dhe veçanërisht të zgjedhurit duhet të ushtrojnë detyrën me integritet, transparencë dhe përgjegjshmëri në shërbim të interesit publik dhe jo interesave personale a familjare”, shkruan Çupi.

Lidhja familjare u zbulua pas arrestimit të Luan Mjeshtrit dhe Arlin Limanin, specialist i shërbimit social në të njëjtën njësi administrative të cilët akuzohen se në këmbim të ryshfetit lëshonin vërtetime false për qytetarët që donin të përfitonin dokumente bullgare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?