Kryebashkiaku Beci vlerëson maturantët inovatorë që sjellin zgjidhje për qytetin
Duke vënë në pah fuqinë e mendimit të ri dhe rolin e të rinjve në zhvillimin e qytetit, Bashkia e Shkodrës promovon iniciativa që e kthejnë dijen në zgjidhje konkrete për sfidat urbane.
Kryebashkiaku Benet Beci shkruan në Facebook:
Maturantët që po e kthejnë shkencën në funksion për qytetin. 💡
Në Festivalin e Shkencave, tre të rinj nga gjimnazi “Jordan Misja” treguan se mendimi i ri nuk është vetëm teori, por veprim.
Anxhelo Babani, Rikardo Ahmataj dhe Ilario Sokoli prezantuan një sistem automatik paralajmërimi për përmbytjet urbane, një zgjidhje që i ka munguar qytetit dhe që ata arritën ta ndërtojnë me dije, pasion dhe vizion.
Me sensorë që monitorojnë nivelin e ujit dhe sinjale alarmi në kohë reale, projekti i tyre nuk është thjesht inovacion… është përgjigje konkrete për një problem real të Shkodrës.
Këta janë maturantët që nuk ndalen te mësimi, por e përdorin atë për të ndryshuar realitetin.
Një brez që kalon çdo pritshmëri. 🚀
KOHA JONË SONDAZH

