Kryebashkiaku Benet Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza.
Kryebashkiaku Beci bën me dije në Facebook, se gjatë takimit u theksuan lidhjet historike mes Shkodrës dhe Austrisë, të cilat datojnë prej shekujsh.
“Së bashku folëm për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Beci. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë janë intensifikuar dukshëm gjatë viteve të fundit.
Postimi i plotë
Pata kënaqësinë të prisja sot Ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, znj. Monika Zach, së bashku me Konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër, z. Gjergj Leqejza. Gjatë takimit u theksuan lidhjet historike mes Shkodrës dhe Austrisë, të cilat datojnë prej shekujsh. Së bashku folëm për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.