Kryebashkiaku Demo pret ambasadorin gjerman: Mbështetje disa projekteve në Berat

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo priti në një takim ambasadorin gjerman Karl Bergner, me të cilin diskutoi për disa projekte që po kryhen në këtë qytet.

Demo ndau në rrjetet sociale momente nga takimi, ndërsa theksoi se Gjermania është një partner i jashtëzakonshëm në disa nga punët e mira që po bëhen në qytet.

“Një prej tyre është projekti i kanalizimeve që shmang ndotjen në shtratin e Lumit Osum dhe dërgimin e tyre në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza. Trajtimi i ujërave të zeza fillon së shpejti dhe i jep zgjidhje përfundimisht ndotjes së lumit Osum.

Disa nga projektet që Gjermania mbështet në qytetin tonë dhe që janë të një rëndësie të lartë: investimet në rrjet për sigurimin e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm, projekti i landfillit rajonal të mbetjeve urbane si dhe projektet e mbështetjes së bizneseve përmes skemave të grandeve dhe formimit profesional”.

SHKARKO APP