Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku elbasanas, Llatja, takim me pensionistët
Gjatë një takimi me pensionistë të qytetit, kryetari i Bashkisë i ka prezantuar projektet dhe shumë investime që bashkia ka realizuar gjatë ketyre viteve. Duke e vënë theksin tek rritja e zhvillimit të ekonomisë, kryebashkiaku pohoi se ” kemi arritur të mirëmenaxhojmë të ardhurat tona, të bëjmë taksimin e drejtë, dhe të mos rrisim taksat dhe tarifat për qytetarët, pavarësisht se janë kohë të vështira. Dhe ky Vit fiskal, vazhdon akoma të ketë mbështetje, për tarifat e Bashkisë, pensionistet e vetmuar, që është pjesë, kategori shumë e nevojshme për tu mbështetur sidomos në këto periudha; invalidët personat të cilët janë me aftësi të kufizuar, apo edhe ato që mbështeten nga shteti me ndihmë ekonomike. Ne vazhdojmë ti mbështesim për pjesën më të madhe të tarifave tona, për tarifat tona. Ne po ecim me të gjitha paralelisht, po ecim me zhvillimin urban të qytetit, me formalizimin e zonave informale që kemi pasur problemin e kanalizimit te ujrave të zeza, infrastrukturë rrugore , ndricim. Po ecim paralelisht në qytet me sheshet e pallateve, me rrugicat tona të vjetra, që nga ndërhyrjet e herë pas hershme po edhe nga amortizimi apo edhe nga mos investimi prej 50 e 60 vjetësh e kusur ka ngelur me problematika. Ne po i bëjmë këto. I mbarojmë të gjitha në një mandat?! Nuk mbarohen. Nuk ka asnjëri shkop magjik. Unë s kam pas shkop magjik në dorë, nuk ka njëri shkop magjik që pavarësisht tërmetit, pavarësisht pandemisë, pavarësisht kësaj luftës në Ukraina të arrish të mbyllësh gjithë problematikat 70 vjecare të një qytwti të vjetër dhe të urbanizuar mbas viteve 95′ me dyfishimin e trefishimin e siperfaqes së tij. Por ama i kemi në rrugë të mbarë”. Më tej ai shtoi se ” prespektiva jonë dhe vizioni që kemi për zhvillin e Elbasanit, është, ta fuqizojmë ekonomikisht, ta rrisim turizmin, te rrisim paketën tonë të ndetjes ditore, mos kemi vetëm Llixhën dhe Treganin për të fjetur, për akomodim turistik. Po të kemi zona të tëra, të fuqizohet Gjinari të fuqizohet Funari, të fuqizohet kalaja e Elbasanit, të fuqizohet qendra e qytetit. Po të kemi dhe një Pol të madh zhvillimi Ballkanik që është Auto Moto Parku i Elbasanit.

Nuk e konceptojmë dot sot ne, gjithë atë zhvillim që sjell në ekonominë e qytetit dhe që ka për të sjellur në të ardhmen. Është një pol i tërë zhvillimi. Dhe po ti shohësh se çfarë bëhet në qytet, kantieret e hapura, rrugë, shkolla, kopshte, kemi infrastrukturat rrugore bai – passin që po ecën projektimi, kemi AutoMoto Parkun, Koridorin 8. Janë një sërë investimesh të mëdhaja. Komisariati policisë, ambulancën qendrore, që sapo, ambulancën qendrore ju e patë paraprakisht, filloi, është një super investim i mirë që po vjen nga Qeveria Shqiptare, për poliklinikën tonë qendrore. Po ashtu do vazhdojë me një sër institucionesh të tjera, që i kemi për ti rregulluar, rehabilituar dhe në fund të ditës që ne të na vijë ekonomia në qytet, se ajo është kryesorja”, tha Z. Llatja.

“Kryetari i bashkisë nuk duhet të dalë në televizor të merret me politikën e madhe, kryetari i bashkisë duhet të ulet me pensionistët, duhet të ulet me të rinjtë, duhet të ulet me njerëzit nëpër lagje. Çfarë ka nevoja për shkollën, çfarë do të përmirësojë për ndriçimin, për kanalizimet, për ujërat e zeza, për ujin e pijshëm. Të gjitha këto janë problemet e bashkisë. Si do i bëjë ai? Ai s’do flasë për gjëra të tilla, sepse ai thotë unë kam përmbysjen. “Unë kam ardhur këtu për mision përmbysje, thotë ai. Njerëzit nuk duan përmbysje. Njerëzit duan të vazhdojë puna, urbanizimi i qytetit, të përmirësohet jeta e tyre”, tha numri dy i socialistëve.

KOHA JONË SONDAZH

