Kryebashkiaku Gjici kalon pasditen me banorët e fshatit Nangë: Punë të mira na presin në vijim

Këtë pasdite të së premtes, kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka kaluar me banorët e fshatit Nangë, kjo për të dëgjuar më nga afër problematikat e zonës. Gjici tregon se shqetësimi kryesor është për ecurinë e punimeve të asfaltimit të rrugës.

”Këtë pasdite e kalova me banorët e fshatit Nangë Njësia Administrative Bicaj, ku diskutuam rreth problematikave që kanë si fshat, e kryesisht për ecurinë e punimeve të asfaltimit të rrugës.

Punë të mira na presin në vijim. Të gjithë bashkë për Kukësin që duam”,-shkruan Gjici në facebook, teksa ka postuar edhe foto me banorët e zonës.

SHKARKO APP