Kryebashkiaku Gledian Llatja “dështoi” me Ditën e Verës në mes të pandemisë
Festimet e Ditës së Verës në Elbasan ishin më kaotike se kurrë!
Kryebashkiaku Gledian Llatja sfidoi duke organizuar aktivitete në mes të pandemisë dhe dështoi.
Përtej përplasjes së simpatizantëve të PS e PD, qyteti duket sikur ishte jashtë kontrolli.
Rregullat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit u shkelen nga vetë përfaqësuesit e saj!!
Për distancim sociale e grumbullime me më pak se 10 persona nuk u shqetësua thuajse askush, duke rrezikuar që 14 Marsin ta kthejë në festën e coronavirusit në Elbasan.
Kur lajmëruan festimet, vartësit e Gledian Llatjes garantuan se aktivitetet do të mbaheshin në respekt të protokolleve anti-Covid, por faktet treguan dështim.
Në të tilla kushte respektimi i kufizimeve mbeti në dorë të ndërgjegjes qytetare.
Kaos pati edhe në në autostradën Tiranë Elbasan nga fluksi i lartë i lëvizjes së mjeteve, ku për pasojë nuk munguan as aksidentet. /Ora News