Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledis Llatja: Incineratori nuk punon prej 2 muajsh, është fikur

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledis Llatja këtë të mërkurë ishte pjesë e Komisionit për Incerenatorët. Llatja është shprehur se nga data 15 janar deri më sot incineratori është i fikur për arsye të mungesës së disa materiale bazë gëlqere. Ai shtoi se impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton veç të ndizet.

Gledian Llatja: Sipas teknikëve, në datë 15 drejtuesi teknik për shkak dhe të mungesës së korrespodencës që kishte pasur me administratorin e ri të vendosur nga Gjykata e Posaçme, ka vendosur të fikë inceneratorin për arsye se i mungonin disa materiale bazë, të cilat për shkak të konsumit të tyre merren një herë në dy ditë ose një herë në tre ditë dhe i ka kërkuar administratorit që këto materiale të prokurohen. Impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton vetëm të ndizet, mjafton të blihen materialet e nevojshme. Patjetër që punon ka punuar që në ditën e parë që është ndezur. Në datën 15 është urdhëruar nga drejtuesi teknik fikja e detyruar e impiantit për të mos shkaktuar një dëm për mungesë të lëndës së parë që në rastin konkret është gëlqere.

Jorida Tabaku: Deri më sot nuk shtypur më ai butoni që ndizet prapë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Gledian Llatja: Jo nuk është shtypur. Nga data 15 ka një muaj e gjysmë që nuk punon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luçian Boçi: Sa është pjesa e të ardhura që inceneratori gjeneron nëpërmjet prodhimit të energjisë, sa shet? Dhe sa ju si bashki nesër sa do të fitoni që do të mbuloni kostot e tjera.

Gledian Llatja: Impianti i prodhimit të energjisë elektrike, sipas të dhënave që jam interesuar unë ka një problematikë për çmimin. Ka dy kategori çmimesh, i pari pritet një vendim gjykate për çmimin e ERE-s. Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur një çmim, kompania e ka quajtur të pasaktë dhe ka kërkuar një çmim të ri. Me sa më kanë informuar, e kanë fituar në shkallë të parë. Bashkia e Elbasanit kur ta marrë në administrim nga asetet e sekuestruara, në do të fillojmë kontaktet me OSHEE për të pasur një mundësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?