Kryebashkiaku i epiqendrës së virusit në Itali jep “recetën”: Modeli ynë funksionon! 0 të infektuar. Por beteja s’ka mbaruar akoma…
0! Numri që mund të jetë moment simbolik i betejës është ai i të infektuarve të regjistruar, për herë të parë që kur gjithçka nisi, në Cordogno të Italisë, e kthyer në “kërthizën” e shpërndarjes së koronavirusit në Itali.
“Modeli “zonë e kuqe” ka funksionuar! Ajo që është e sigurtë është se trendi i infektimeve prej disa ditësh është negativ dhe shpresojmë që të vijojë kështu. Kjo nuk do të thotë ama që emergjenca ka përfunduar”. Kështu shprehet Francesco Passerini, kryebashkiaku i Codogno, një prej 10 komunave të Lodigiano në Itali që për dy javë janë izoluar me ndalimin e hyrjes dhe daljes nga zonat. Passerini u tregua i kujdesshëm dhe tha se “është për t’u marrë me pinca” e dhëna që dje në Codogno nuk janë regjistruar raste të reja sepse “ duhet të shohim ecurinë e ditëve të ardhshme”.
“Nëse numrat konfirmohen, trendi i përhapjes, sikurse e them prej disa ditësh, është më i ulët kundrejt pjesës tjetër të territorit të Lombardisë”. Gjithsesi , themelore për Passerinin është “mbajtja e një niveli kujdesi të lartë duke adoptuar të gjithë masat e marra në zonën tonë në këto 17 ditë dhe të mos mendojmë se beteja ka përfunduar”.
“Receta” e Cordogno
Mënyra sesi Cordogno po e fiton betejën nuk është vetëm te rregullat e vendosura nga autoritetet sanitare qeveritare tashmë të bëra publike, domethënë ‘ për të pasur sa më pak kontakte të mundshme dhe për të dalë vetëm për arsye pune ose shëndetësore”.
Po edhe, nëse jo mbi të gjtiha, me një sjellje shpirti: Nuk duhet pasur frikë. Duhet të jemi të arsyeshëm, duke ecur të gjtihë bashkë në të njëtin drejtim”.
Komuniteti i tij ka dëshmuar se ka ditur ta bëjë këtë. “Jam krenar për qytetarët e mi. nuk ka pasur skena histerie apo agresioni. E kanëpërballuar në mënyrë të kujdesshme situatën duke dëshmuar se mund të fitohet. Denoncimet për dhunë e shkelje kanë qenë të pakta” shprehet ai.
Detyra më e vështirë ka qenë bindja e të rinjve për të marrë pjesë në këtë operacion të madh përgjegjshmërie kolektive.
Me shumë ndihmë ka qenë teknologjia. “Nuk e kisha imagjinuar kurrë dy vite më parë, kur u bëmë një prej komunave të paranëItali në të cilën mund të bëhet gjithçka në rrugë digjitale me aplikacionin e Codogno-s që u kthye në kaq thelbësor” vijon ai.
Qytetari i parë e mbyll me një premtim: Kur të mbarojë gjithçka,sepse do e fitojmë në të gjithë vendin, ju premtoj se do bëjmë një festë të madhe në Codogno. Jeni të gjithë të ftuar, hajdeni ta shikoni se sa e bukur është”.
SCAN