Kryebashkiaku i Himarës viziton kryepeshkopin Anastas në spital

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo njoftoi sot se ka vizituar spitalin ku është i shtruar Kryepeshkopi Anastas, në Athinë.

Përmes një postimi në Facebook, Tavo, shprehet se i uron shërim të shpejtë Fortlumturisë dhe rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar

“Sot zhvillova një vizitë në Spitalin Evangjelismo në Athinë për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke i uruar shërim të shpejtë lutemi për Fortlumturinë e Tij, për rikthim sa më të shpejtë në punën dhe misionin e tij të bekuar duke kujtuar e nderuar përgjithmonë kontributin e jashtëzakonshëm e të pashoqë që ai ka dhënë prej dekadash në forcimin e besimit, jetën kishtare dhe në shoqërinë në tërësi”, shkroi Tavo në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?