Kryebashkiaku i Kuçovës i dënuar në Greqi? Ministri Çuçi: Kundërshtarët tanë janë ende në nivelin e viteve ’90
Ministri i Brendshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i socialistëve në qarkun Berat, Bledi Çuçi, flet për akuzat ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari se është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit.
“Kundërshtarët tanë janë për të ardhur keq, janë akoma në nivelin e viteve ’90. Ai gjest i djeshëm që ata tentuan të bëjnë pis kryetarin tonë të bashkisë, është për t’u përçmuar nga e gjithë shoqëria”, deklaroi Çuçi.
Qëndrimi vjen pas lajmit se Hajdari rrezikon të humbë mundësinë e një rikandidimi, për një mandat të dytë në krye të bashkisë Kuçovë nga disa akuzave se ai është dënuar në Greqi. Hajdari ka bërë edhe vetë një reagim në të cilin tha se nuk ka qenë në dijeni të këtij vendimi, e ndërsa tha se kjo nuk e penalizon për kandidimin e tij në Bashkinë Kuçovë.