Kryebashkiaku i parë nga 14 Maji që betohet, Gorreja: Edukimi dhe bujqësia do jenë prioritet

Këtë të premte, Divjaka u bë bashkia e parë në qarkun e Fierit ku kryetari i ri merr zyrtarisht detyrën, së bashku me këshilltarët vendorë, dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Në fjalën e tij të parë si njeriu i parë i Divakës, Josif Gorreja premtoi ndryshimin e mentalitetit të të rinjve për të mos u larguar nga vendi. “Duhet të fokusohemi te eksodi i të rinjve, do të jetë një nga drejtimet kryesore”, tha ai.

Në ceremoni ishin të pranishëm Taulant Balla, drejtuesi politik i qarkut Fier, prefekti Lefter Shehaj, Kokoneshi i cili drejtoi bashkinë Divjakë për 3 mandate, por vihej re mungesa e Erion Braçes i cili propozoi si kandidat Gorrejan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?