Kryebashkiaku i parë që jep dorëheqjen, në garë për deputet

Në garën zgjedhore do të jenë në lista edhe kryebashkiakë. I pari që ka bërë lëvizjen është kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj. Ai ka dhënë sot dorëheqjen nga posti që mban prej gjashtë vitesh pasi do të garojë nē zgjedhjet politike të 11 Majit 2025.

Gjatë një takimi me administratën e bashkisë Malaj falenderoi vartësi për punën dhe përkushtimin, profesionalizmin, korrektësinë e treguar për ndryshimin e Matit.

Malaj u tha bashkëpunëtorëve se ai do të jetë pranë matjanëve edhe pas zgjedhjeve politike, për të realizuar të tjera objektiva. Kryetari i Këshillit të Bashkisë, Altin Bojni njoftoi se nesër do mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme për zëvendësimin e kryetarit Agron Malaj. Gjatë drejtimit të bashkisë Mat nga Agron Malaj janë realizuar investime mjaft të rëndësishme. Pas zgjedhjeve të 11 majit, në bashkinë Mat do të mbahen zgjedhje të parakohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Ervin Demo kryetar i bashkisë së Beratit, Juliana Memaj kryetare e bashkisë Dimal, Majlinda Bufi kryetare e bashkisë së Roskovecit, Tërmet Peci kryetar i bashkisë së Tepelenës.Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë finalizohet deri në mesnatën e 12 marsit, kur do të jetë afati përfundimtar për dorëzimin në KQZ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?