Kryebashkiaku i PS-së përcolli Melonin deri në traget: Turistja e nderit e la Vlorën me përshtypje fantastike
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u largua nga Vlora sërish me traget, pas vizitës së bujshme në vendin tonë. Shefja e qeverisë italiane mbërriti katër ditë më parë në qytetin e Vlorës, bashkë me familjen e saj, dhe pushuan në bregdetin e kristaltë të bregdetit jon.
Kryebashkiaku i Vlorës, socialisti Ermal Dredha ka ndarë një fotografi me Melonin, para se trageti të nisej nga Vlora, dhe e falenderon atë që zgjodhi jugun e vendit për të pushuar.
“Turistja e nderit e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan kryebashkiaku dhe ndan fotografinë me shefen e qeverisë italiane.