Kryebashkiaku i Shkodrës, këtë të diel na çon në Shirokën e mahnitshme
“E diela në Shirokë”, kjo është diçitura e një videoje që Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka shpërndarë në rrjetet sociale. Bukuritë e mahnitshme të Shirokës, qetësia dhe peizazhi dehës i Liqenit, kanë ardhur përmes këtij “fluturimi zogu” për të na treguar se kush është dashnorja e fundjavave për Shkodrën dhe shkodranët, ku ata shkojnë ndoshta për një kafe dhe pak relas, por edhe për krapin jani, për këtë emblemë të gastronimisë dhe traditës ikonike të Shkodrës.
AV