Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 08:01 Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim Antonio Conte tregon se si e përmirësoi Lukakun me makinën e topave dhe Vanolin, dhe zbulon se Marotta i tha se mund të mposhtte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Tirana
  • Shehaj-Balla
  • Buxheti
  • Merkato
  • Top Channel
  • SHBA
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryebashkiaku Llatja: Bujtina Agim, një destinacion i ri i mikpritjes në Funarin turistik të Elbasanit

Aktualitet E mërkurë, 31 Korrik 2024 12:36
Kryebashkiaku Llatja: Bujtina Agim, një destinacion i ri i mikpritjes në Funarin turistik të Elbasanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në mes të natyrës së virgjër dhe peizazheve mbresëlënëse, bujtina Agim ka pritur vizitën e kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, i cili ka mbështetur fuqishëm promovimin e këtij turizmi malor në qytetin e Elbasanit.

Funari, kjo perlë turistike, ka hapur dyert për qindra turistë këtë verë të nxehtë, tërhequr jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende si Gjermania, Holanda, madje edhe Dubai.
Një nga bujtinat që spikat në këtë zonë është Bujtina Agim, e mobiluar me kujdes dhe komoditet. Ajo përmban tre dhoma gjumi me kushte higjeno-sanitare të shkëlqyera. Vizitorët janë të shumtë, duke bërë rezervime jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga jashtë vendit. Administruesja e bujtinës tregon se kërkesat janë të shumta dhe rezervimet bëhen edhe me telefon, duke theksuar se numri i lartë i vizitorëve ka qenë një surprizë për të gjithë.

“Ka raste kur turistët presin që të largohet një turist për ta prenotuar tjetri,” thotë ajo.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, shprehet se “kur filluam idenë e Funarit dhe të promovonim bujtinat, duke i kërkuar banorëve të cilët kishin zbritur në qytet apo jashtë, t’i kthenin shtëpitë e tyre në bujtina, kjo dukej si çudi. Por sot, me investimet e fundit dhe ndihmën e BE-së me projektet info cross border, kemi bërë investime në infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve dhe energjinë elektrike.”

Falë ndihmës së BE-së për promovimin e turizmit, janë ngritur info point-e, janë vendosur kajakë, biçikleta, qendra parashutizmi dhe shtigje malore, duke e kthyer Funarin në një destinacion të pashoq turistik. “Nuk do të mendohej kurrë që turistët do të zgjedhin vetëm detin, por edhe zonat malore si Funari,” shton Llatja.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bujtina Agim, e vendosur në një zonë rurale, ofron një përvojë të veçantë me freskinë e natyrës, praninë e bletëve, liqenit dhe kafshëve të ndryshme.
“Është një mrekulli, me një freski që nuk e gjen në qytet,” shprehet Llatja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jemi të kënaqur për këtë, ne kemi promovuar dhe do të vazhdojmë të promovojmë bujtinat. Kemi disa vite që investojmë dhe po shohim frutet e punës sonë. Bujtina Agim dhe të tjera po hapen, dhe turistët vijnë për të eksploruar Funarin, qëndrojnë këtu për dy-tre muaj, punojnë këtu, dhe kjo është diçka shumë pozitive.”
Funari po kthehet në një destinacion tërheqës për turistët, dhe Bujtina Agim është një shembull i shkëlqyer i zhvillimit dhe mikpritjes shqiptare.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 2 orësh
Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Para 2 orësh
Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 9 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim
Para 15 minutash

Antonio Conte te Interi: misioni ishte të rrëzonim Juventusin, Marotta më tha se mund ta mundim

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e premte 20 nëntor 2026

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 8° në Korçë deri 23° në Vlorë

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 11 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 11 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.