Kryebashkiaku Ndreu: Në dhjetor nisin ndërhyrjet në disa akse rurale në Lezhë

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu informon për nisjen e projekteve në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Fjala është për investime në infrastrukturën rrugore, që priten të nisin në muajin dhjetor për përmirësimin e rrugëve rurale në Lezhë. ”Marrin rrugë investimet në riasfaltimin e rrugëve Tresh-Autostradë dhe Zejmen- Autostradë. Punimet fillojnë në dhjetor”, bëri të ditur Ndreu. Kryebashkiaku siguroi se infrastruktura rrugore mbetet në fokus. ”Autostradë-Rrile-Hidrovor, Tale; Zejmen-Autostradë; Tresh-Autostradë. Çfarë premtuam? Po e mbajmë me veprime dhe investime konkrete”.

SHKARKO APP