Kryebashkiaku Tavo: Vijon pastrimi i zonave bregdetare në Himarë, garantojmë një ambient më të pastër

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, bën me dije se po vijon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në territorin e bashkisë. Aksioni i fundit është fokusuar në plazhin e Dhërmiut, ku Drejtoria e Shërbimeve dhe Punëve Publike po realizon pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore.

”Vazhdon intensivisht puna për pastrimin dhe sistemimin e zonave bregdetare në bashkinë e Himarës! Drejtoria e shërbimeve dhe punëve publike po vijon këto ditë me pastrimin dhe rehabilitimin e rrugëve kryesore në plazhin e Dhërmiut.

Në terren po angazhohen punonjësit e drejtorisë si edhe mjete të tonazheve të ndryshme. Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim në menyrë që të garantojmë një ambient më të pastër për komunitetin”,-shkruan Tavo.

SHKARKO APP