Kryebashkiaku Tavo: Zgjidhim problematikat me pronat, Himara sezon turistik në 12 muaj
Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo thekson se problemet me tokat e banorëve të Himarës do të zgjidhen para zgjedhjeve të 2025. “Çështja e pronës nuk është vetëm në Himarë dhe është mbartur që nga 1991 dhe sot ka nisur ky proces për të përfunduar kthimin e pronës. Kjo do zgjidhet para zgjedhjeve është premtim elektoral nga qeveria. Do vijojmë procesin e legalizimit të shtëpive me bashkinë duke kursyer në kohë dhe kosto banorët. Ne do të zgjidhim çështjen e regjistrimit të banesave dhe më pas do të zgjidhim dhe çështjen e AMTP, që është çështja më e përfolur. Është obligim i kësaj mazhorance”, nënvizoi Tavo.
Tavo e vuri theksin edhe tek platforma e tij për zhvillimin e Himarës dhe kthimit të saj në një pikë turistike gjithëvjetore. “Nga ky vit Himara do të ketë tregun e saj të fundvitit që do të tërheqë vizitorët për t’i kaluar festat këtu, si dhe do të krijojë aktivitete të ndryshme që do të kthehen në traditë për këtë zonë. Këto aktivitete do të tërheqin jo vetëm turistë, por të shërbejnë për zhvillimin ekonomik të vetë himarjotëve”, tha Tavo.
Kryebashkiaku i Himarës u shpreh se sezoni vijon ende dhe tani dhe shumica janë të huaj. Objektivi ynë është që sezoni të mos quhet më sezon dhe të jetë Himara turistike për të gjithë vitin. ”Turizmi është pika më e fortë, por Himara ka shumë potencial edhe për turizëm malor, jo vetëm detar. Këtu në Himarë do të organizojmë marketin e festive të fundvitit, në mënyrë që vizitorët ta shikojnë si mundësi për t’i kaluar festat e fundvitit në Himarë dhe do nisim këtë vit për ta kthyer në traditë. Ne ne duam ta kthejmë në traditë aktivitetin dyditor në momentin e caktuar të vjeljes së ullirit dhe ta kemi çdo vit si aktivitet, jemi duke planifikuar edhe shumë aktivitete të tjera, që të përfshihen në buxhetin e vitit 2025”, u shpreh Tavo.