Kryebashkiaku Veliaj: Kënd lojërash nëpër Tiranë, kudo

Fëmijët që jetojnë në Tiranë do të kenë mundësi që të përdorin 12 kënde lojërash për t’u argëtuar dhe kaluar kohën e lirë. Në një postim në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një hartë të vendndodhjeve të të gjitha këndeve të lojërave që po investohen në kryeqytet.

“Pse kënd lodrash tek Parku i Liqenit dhe jo në çdo lagje?  Edhe tek Parku i Liqenit, edhe në çdo lagje të Tiranës. Ja harta ku Bashkia Tiranë do të investojë në 12 lagjet e Tiranës ku çdo fëmijë mund të luajë sa te dojë e kur të dojë”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP