Kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjirokastra, masa të suksesshme anti koronavirus
Kryeinspektori i Përgjithshëm i Republikës, Shkëlqim Hajdari ka inspektuar sot institucionet shtetërore dhe private në Qarkun e Gjirokastrës, për tu njohur me zbatimin e masave për parandalimin e koronavirusit.
Pas takimeve me drejtuesit kryesor të këtij qarku, Hajdari shprehet se plani i masave të institucioneve ka rezultuar efikas. Deri më sot, Gjirokastra është ndër qarqet e pakta që nuk ka asnjë rast me koronavirus.
“Sot në pikën kufitare të Kakavijës, së bashku me Z. Astrit Aliaj, Prefekt i Qarkut Gjirokastër, Z. Robert Lili, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Edlir Sinojmeri, Kryinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dega Rajonale Gjirokastër. “Konstatova se masat e marra për parandalimin e Covid-19, në qarkun e Gjirokastrës, kanë patur sukses si pasojë e mirë koordinimit institucional dhe përgjegjshmërisë qytetare. Po kështu janë marrë masa të forta për kontrollin e cilësisë dhe higjenës se produkteve ushqimore, qe importohen nga kompani të ndryshme, pa asnjë pengese. Kjo përgjegjshmëri ka bërë, që qarku i Gjirokastrës, deri tani të jetë i pa prekur nga virusi vdekjeprures”,- shkruan Shkëlqim Hajdari në një postim në Facebook.
https://www.facebook.com/100001973185806/posts/2926448754097535/?d=n