Kryemadhi: Ata që nuk ju trembën Millosheviçit, nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin. E drejta do të triumfojë përsëri!

Proces absurd, por që do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj, e kanë cilësuar liderat politik në vendin tonë dërgimin në Hagë të figurave kryesore të UÇK-së , mes tyre Hashim Thaçin. Në reagimet thuhet se askush nuk mund të barazojë viktimën me agresorin.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe që u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës. Ata që nuk ju trembën Millosheviçit nuk ka drejtësi që mund t’i ulë dinjitetin për atë që përfaqësojnë. Si edhe më parë, shpreh bindjen e palëkundur se e drejta do të triumfojë përsëri!”, shprehet Kryemadhi.

Djemtë dhe vajzat e Kosovës së pafajshme u përfshinë në një luftë të padëshiruar, e certifikuar si e drejtë nga…

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Giovedì 5 novembre 2020

SHKARKO APP