Kryemadhi: Basha veç Ballës, është takuar disa herë me Edi Ramën tek Pallati i Brigadave
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se ish-kreu demokrat Lulzim Basha, veç takimit me Taulant Ballën në dhjetor të 2022, është takuar disa herë dhe me Edi Ramën në 2021 në Pallatine Brigadave.
”Ata hallet i kanë të dy shumë të mëdha sepse Taulanti s’ka vetë hallin e Toyota Yaris, ka dhe halle të tjera. Por mendoj se pa lejen e Ramës nuk ka shkuar në takim. Unë them se është çështja e amnistisë fiskale duke patur parasysh që Edi Rama ndërkombëtarët i ka patur tërësisht kundra. Pa 84 vota nuk e bënte dot.
Mendoj se kanë bërë dhe ndonjë marrëveshje tjetër të vogël por nuk e kanë realizuar sepse deputetët që Basha që pretendon ti ketë me vete nuk do të kenë qenë dakord të marrin një risk të tillë për të votuar amnistinë fiskale dhe prandaj kanë ngelur. Por të shohim. Në dijeninë time kanë dhe video të tjera e do të kuptojmë se çfarë ka ndodhur.
Po atë e di e gjithë Shqipëria. Para 2021 mua më kanë thënë se është takuar tek Pallati i Brigadave me Edi Ramën disa herë, edhe nga punonjës vetë të Pallatit të Brigadave, të Gardës”,-tha Kryemadhi në ”Ora News”.