Kryemadhi debat në Kuvend: Elisa ti ke Skënderbeun. Ministrja: Kujdes Hamzain se po vjen në politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në seancën e kësaj të enjte në Kuvend është ”përplasur” me ministret socialiste Elisa Spiropali dhe Bora Muzhaqi. Kryemadhi tha se Muzhaqi nuk duhet të mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit. Në atë moment ndërhyri edhe Spiropali.

Bora Muzhaqi: Shqiptarët kudo ku shkojnë rezultojnë të jenë të parët në një fushë apo në një tjetër. Shpresë për të rinjtë shqiptarë ka plot. Nëse shkoni dhe i takoni nga qyteti në qytet, hasni me të rinj shqiptar që janë plot shpresë.

Monika Kryemadhi: Shifrat kanë vlerë, por edhe optimizmi është i rëndësishëm. Të rinjtë shqiptarë kanë shpresë se kanë Bora Muzhaqin në qeveri dhe shumë të tjera. Por nuk kanë shpresë studentët. Po të ishte për t’u marrë me ty do ishte shumë e thjeshtë për t’u marrë me ty. Ti mos u përdor. Mos e zhvlerëso shkollën që ke bërë sepse ka me qindra të tjerë që shohin diçka tjetër te ty. Mos e mbyll karrierën tënde politike me ligën e vjetër të Inceneratorëve.

Monika Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun. Mos u shqetëso fare. Të të rrojë Skëndërbeu. Në fund të fundit ky ishte shpërblimi që ti more. Thjesht je aty rojtare.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë.

Monika Kryemadhi: Keni marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

SHKARKO APP