Kryemadhi: Duhet të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi që zhvilloi pasditen e sotme me banorë në Njësinë 4 në Tiranë, u shpreh se se ka ardhur koha që të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet.

“Unë Denis dua të të falënderoj shumë që ti ke marrë përgjegjësinë dhe për të kandiduar në listën e  LSI. Por në fakt kandidimi sot në listën e një partie nuk është thjesht  kandidim por është përgjegjësi. Dhe është mbi të gjitha përgjegjshmëri që merr secili nga ne, jo vetëm për të qenë pjesë e një gare por më shumë  për të qenë stimulues për ti çuar njerëzit në kutitë e votimit. Një nga gjerat kryesore që diskutojmë sot me njerëzit është që ndihen shumë të lodhur politikisht, ndihen të mërzitur, të varfëruar. Është ideja që nuk ndryshon ky vend, jo ky vend ndryshon. Problemi është që ne duhet të marrin në duar fatin për ta ndryshuar dhe në shumicën e rasteve ne gjithmonë ia lëmë në dorë politikës kur në fakt jo gjithmonë politika është ajo që e ndryshon, janë njerëzit, janë qytetarët, janë të rinjtë, të rejat. Është vetë angazhimi i secilit nga ne për ta bërë ndryshimin. Politika në shumicën e rasteve  mundohet ti mbulojë gjërat. Ka ardhur koha që sot asnjë nuk duhet ti shmanget përgjegjësisë. Çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësi për firmën që hedh në emër të qytetarëve të Tiranës apo të gjithë Shqipërisë. Sot përgjegjësi nuk është thjesht mediatike por secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë për çdo veprim që bën. Duke iu shërbyer mirë njerëzve apo dhe duke iu bërë keq. Ai që iu gjendet njerëzve pranë, ta votojnë qytetarët. Ai që i dëmton, i grabit, ua bën jetën më të vështirë, ta dënojnë përsëri qytetarët me votën e tyre. Ajo në të cilën ne duam të fokusohemi sidomos dhe te qarku i Tiranës si një nga me të populluarat, është funksionimi, konsolidimi dhe fuqia ekonomike që duhet të kenë familjet e reja. një familje e re nëse nuk do të ketë arsim të garantuar, shëndetësi të garantuar për fëmijët do ta ketë shumë të vështirë ndërtimin e  të ardhmes së saj këtu”, deklaroi Kryemadhi.

SHKARKO APP