Kryemadhi: LSI ka një program të qartë, Shqipëria taksat më të ulëta në rajon

Gjatë një takimi me strukturat në Elbasan, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha ndër të tjera se LSI-ja ka një program të qartë për Shqipërinë, e që njëra prej tyre është për taksa më të ulëta në rajon. ”Ne sot do të dalim dhe do të flasim hapur sepse ne jemi një parti dhe jemi një grup opozitar të cilët jemi shumë të qartë në programin tonë për të ulur taksat, nga taksat më të larta në rajon për të pasur taksat më të ulëta në rajon. Për të pasur taksa të ulëta që bizneset shqiptare të ngrenë kokën dhe të dalin nga gjendja e tyre e cila ka rënë në rrënim të tërë. Për të krijuar mundësinë për të rinjtë dhe të rejat për të hapur biznese të reja. Për të rikthyer të gjithë te rinjtë dhe të rejat që janë kudo në botë sepse Shqipëria është një vend i begatë, është një vend i bekuar nga Zoti, është një vend që ka diell 300 ditë nga 365 ditët e vitit. Vetëm diellin nuk na e marrin dot sepse diellin na e ka dhënë Zoti, ta kthejmë këtë në vlerë, ta kthejmë këtë në një aspiratë për të rinjtë dhe të rejat tona, për fëmijët tanë”.

SHKARKO APP