Kryemadhi: Me Lefter Maliqin do të marrim mandatin e katërt në Berat
Në një takim elektoral në qytetin e Beratit, Monika Kryemadhi tha se LSI-ja i ka pasur gjithmonë të sigurta tre mandate në atë qytet.
Duke iu drejtuar Lefter Maliqit, kandidatit për deputet të LSI-së në Berat, Kryemadhi theksoi se me të mandati i katërt do të jetë i sigurt. Sipas saj dëshira e qytetarëve për ndryshim është ajo që i inkurajon për fitoren.
”Besoj te energjia, besoj te forca, besoj te kurajo por mbi të gjitha besoj te dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim sepse ajo që është më e rëndësishme se kushdo tjetër është lufta që ne bëjmë për familjen, për fëmijët, për të rinjtë dhe të rejat”,-u shpreh Kryemadhi.