Kryemadhi me të rinjtë në Peshkopi: Misioni historik i opozitës për të sjellë ndryshim në Shqipëri

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të premte prezantoi kandidatët e kësaj force për deputet në qarkun Dibër, ku përmes një postimi në facebook, shihet krah të rinjëve ku thekson se 25 prilli është misioni historik i opozitës për të sjellë ndryshim në Shqipëri.

”Misioni historik i opozitës për të sjellë ndryshim në Shqipëri, lidhet pikësëpari me rikthimin e besimit të rinisë, që ata të mos emigrojnë, por ta ndjejnë Shqipërinë shtëpi për të ardhmen e tyre. Programi politik i LSI-së në këto zgjedhje, i dedikohet veçanërisht gjeneratës së re, të cilës klasa politike aktuale i ka shumë borxhe dhe për të cilën qeverisja jonë pas 25 prillit do të dedikojë mbështetje prioritare”,-shkruan Kryemadhi.

SHKARKO APP