Kryemadhi: Ministrja Gjonaj, kjo halabake e shtetit shqiptar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se shkelja e Kushtetutës është bërë një nga aktet kriminale më të shpeshta të Rilindjes. Në takimin e mbajtur me strukturat në Shkodër, Monika Kryemadhi u ndal në abuzimet e PS-së me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapjen e sistemit të drejtësisë, Kryemadhi zbuloi dhe një detaj interesat lidhur me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ajo tha se ministrja e Drejtësisë jo vetëm nuk po zbaton ligjin, por edhe pse ka lidhje familjare me Presidentin e Republikës ende nuk ka bërë sqarim publik se përse e shkeli Kushtetutuën.

Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim”, tha Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në Shkodër kryetarja e LSI-së u shpreh kryeministri Edi Rama provoi se ishte njeriu që mashtroi më shumë shqiptarë.

Ajo tha se ai premtoi plotësimin e kushteve për studentët, por solli degradimin e arsimit. Premtoi rritjen e punësimit, por solli rritje taksash. Premtoi mjekësi falas, por u dha shqiptarëve tragjedi falas. Premtoi rritje të mirëqenies, por solli shpopullim të Shqipërisë. Premtoi reformim të drejtësisë, por solli deformim të drejtësisë.

Falë Edi Ramës papunësia është ulur ndjeshëm duke bërë të mundur largimin e 300.000 të papunëve ne vit. Falë Edi Ramës Shqipëria ka nga një projekt aeroporti për çdo qytet. Faëe Edi Rames çdo vit hapen negociatat me BE-në vetëm në Twitter. Fale Edi Ramës nga burgu dilet vetem po ke bo 3 vrasje e lart. Premtoi fonde donotorësh solli fonde kreditorësh”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit në Shkodër

“Janë kthyer në shtojzovalle të kapjes dhe të rrëmbimit të Kushtetutës Shqiptare dhe sot e kësaj ditë mbas kaq orësh akoma nuk kemi një përgjigje nga Ministria jonë bukuroshe, që sa për dijeni të shqiptarëve ka dhe lidhje familjare me Presidentin e Republikës, akoma nuk ka kthyer përgjigje, pse ka falsifikuar protokollin e Ministrisë së Drejtësisë. Çdo të thotë kjo, se të gjithë ne merremi me Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorbsi, Marsida Xhaferllari e tjetri e tjetri. Nuk ka asnjë lloj rëndësie për ne kjo. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse që ne çdo gjimnazisti, maturanti nuk ja japim diplomën e maturës, pse, sepse ka ngel në provim. Si do jetë kjo anëtare e Gjykatës Kushtetuese kur ka ngel në provim për të qenë Gjyqtare e thjeshtë. Me gjithë atë kjo nuk është detyra jonë, kjo është detyra këtyre strukturave të Reformës në Drejtësi, strukturave të reja, për të vendosur për fatin e saj dhe fatin e Gjykatës Kushtetuese. Por ama një ministreshë që ndërton jetën e saj dhe të ardhmen e saj mbi fatin e jetës të fëmijëve shqiptarë, siç ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedh dhe pronat e shqiptarëve. Sa shkodranë nuk kanë arrit me marrë akoma pronat e tyre, të gjyshërve dhe të prindërve të tyre. Akoma me qindra, me mijëra. Sa shqiptarë orvaten zyrave kthimit të pronave, për të marrë pronat e tyre.për të marrë vetëm një copë letër, me mijëra. E pra ta dini se siç ka ndërruar, siç merr guximin një alabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit që është i shenjtë në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Kjo dhe bandat e saj mos u çudisni që ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, paratë e të persekutuarve politik të cilët rropaten për të marrë paratë e burgut, për të marrë paratë qoftë edhe 3 milionë lekë për vite të tëra burg në diktaturën komuniste. Ky person mos u çudisni se nuk e ka problem që siç ka falsifikuar procesverbalin për Nazer Saitin për të mbyllur gojën e Saimir Tahirit sepse kishte një bos mbi kokën e tij, që të mos tregonte lidhjet e Habilajve me shokë që urdhrin e merrnin nga Edi Rama përmes Saimir Tahirit që po kështu falsifikon provat e vrasësve dhe kriminelëve, ku heq shenjat e gishtërinjve të kriminelëve, të vrasësve dhe të trafikantëve të drogës dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë që janë pa zot dhe pa familje për t’i mbrojtur ata.

Kjo halabake e shtetit shqiptar, më falni për gjuhën, por kur arrin guximin të falsifikosh të drejtën Kushtetuese të Presidentit mendoni që një njeri pa një përgjegjësi më të vogël ndaj Partisë Socialiste në radhë të parë që përfaqëson Partinë Socialiste dhe jo më ndaj qytetarëve se çfarë mund të bëjë ajo me të drejtat tona dhe me fatin e shqiptarëve, prandaj ajo që është shumë e rëndësishme dhe duhet të theksojmë, ky veprim nuk është thjesht për Arta Vorpsin, ky veprim është thjeshtë për të marrë Gjykatën Kushtetuese, sepse dëgjoj shpesh shumë politikanë që flasin për ligjin për Anti-shpifje, për OFL-në, për ligjin e tetarit”.

SHKARKO APP