Kryemadhi: Ndryshimi drejt integrimit Europian, punësimit të mirëpaguar dhe krijimit të mundësive për rininë dhe familjet shqiptare, qëndron tek numri 6

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mitingun e saj përmbyllës në qarkun e Fierit.

Megjithëse një kohë me shi, mijëra qytetarë të qarkut të Fierit kanë sfiduar kohën duke krijuar një atmosferë entuziaste.

Me thirrjet me Monikën kryedeputete 6 mandate për numrin 6, Fieri ka përmbyllur në mënyrë spektakolare fushatën për këtë qark.

Duke marrë shkas nga pritja që iu rezervua sot në Fier, teksa publikon në rrjetet sociale pamje nga fjalimet e kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, Kryemadhi deklaron se ndryshimi drejt integrimit Europian, punësimit të mirëpaguar dhe krijimit të mundësive për rininë dhe familjet shqiptare, qëndron tek numri 6.

“Ndryshimi drejt integrimit Europian, punësimit të mirëpaguar dhe krijimit të mundësive për rininë dhe familjet shqiptare, qëndron tek numri 6.

Fieri e di këtë dhe unë jam krenare për mbështetjen e jashtëzakonshme që ky ekip kandidatësh, me të rinj dhe të reja të talentuar, me profesionistë të përkushtuar, po merr dita ditës nga qytetaria fierake.

Fieri triumfon”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndryshimi drejt integrimit Europian, punësimit të mirëpaguar dhe krijimit të mundësive për rininë dhe familjet…

Pubblicato da Monika Kryemadhi su Sabato 17 aprile 2021

SHKARKO APP