Kryemadhi: Nikolla e dendur me ilaçe, nuk e përballon dot presionin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kërkuar nga qeveria që të plotësojë tetë kërkesat e paraqitura nga studentët. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se i vinte keq për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, pasi sipas tij nuk po e përballon dot presionin dhe se vijon të jetë në atë post, pasi nuk i do qejfi Ramës që ajo të jap dorëheqjen.

”Mua më vjen keq për zyshën time Nikolla e cila është dendur me ilaçe sepse nuk po e përballon dot presionin, sepse s’ka pse mban ajo peshën e studentëve sepse nuk i do qejfi Edit që ajo të lëshojë karrigen”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se: ”Nuk mund të durojnë më socialistët arrogancën e një të çmenduri. Më vjen keq sepse kam kaluar ditët më të mira të jetës time në PS dhe sot e shof ku ka përfunduar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?