Kryemadhi nxjerr foton: Ky është organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka publikuar në facebook një foto të një personi, ndërsa shkruan se ai është është organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve. Kryemadhi ka zgjedhur të publikojë vetëm foton, ndërsa nuk ka bërë publik emrin e personit për të cilin bëhet fjalë.

Postimi i plotë

Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj. Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij.

E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar.

SHKARKO APP