Kryemadhi paralajmëron: Javën tjetër denoncoj një skemë të tmerrshme vjedhjeje nga Edi Rama
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ndal sot në Njësinë nr.5 në Tiranë, ku zhvilloi takime me përfaqësues të biznesve dhe u njoh me problematikat e aktivitetit të tyre, ndërsa shpalosi programin e ri qeverisës në mbështetje të këtyre subjekteve.
Gjatë bisedës me pronarin e një dyqani, kryetarja e LSI paralajmëroi se javës tjetër do të denoncojë një skemë të tmerrshme të vjedhjes që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.
“Unë javës tjetër do tregoj skemën se si është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme të vjedhjes që menaxhohet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Këta edhe vjedhin paratë e buxhetit të shtetit edhe taksat nuk i paguajnë”, tha ajo.
Kryemadhi nuk ka dhënë detaje të tjera se përse bëhet fjalë, por duke e njohur këto tetë vite qeverinë korruptive të Edi Ramës, mund të kuptohet që vjedhjet janë galopante dhe paratë për koncesione e PPP jepen me thasë.
Duke u ndalur të një tjetër biznes, Kryemadhi theksoi se në Shqipëri ekziston një frikë për hapjen e bizneseve të reja, duke risjellë në vëmendje që LSI ka në programin e saj 5 për qind rimbursim për shpenzimet.
“Kanë frikë të investojnë. Po nise një biznes në Shqipëri më përpara do paguash tatim-fitimin e biznesit pa filluar. Ne kemi nja dy gjëra për bizneset, ashtu siç kemi rënë dakord me PD-në për 9-përqindëshin. Por ne kemi edhe 5 për qindëshin për rimbursimin e shpenzimeve, që ndihmon biznesin e vogël shumë dhe nxjerr jashtë loje informalitetin. Të mos vijnë më para për të instaluar kasën para se të hapet biznesi,– tha Kryemadhi.