Kryemadhi paralajmëron Ramën: Reflekto! Me Kodin tënd, opozita fut 100 deputetë në parlament

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama po përmes rrjetit social “Instagram”.

Në një video në Story, ku madje edhe e etiketon (tag), Kryemadhi deklaron sa i përket Kodit Zgjedhor me ndryshimet e maxhorancës se Opozita e Bashkuar fut në parlament 100 deputetë.

Por sa i përket Presidentit dhe kundërshtive, ajo thekson se është i të gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin e ardhshëm të gjitha partitë e reja dhe individët që duan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i Kryemadhit

Swiss Digital Mobile Reklama

https://streamable.com/c6igo6

“Presidenti është i të gjithëve, i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti, ndërsa unë Monika Kryemadhi jam kryetare e LSI-së, kam hallin e të rinjve dhe të rejave, kam hallin për të krijuar figura të reja në LSI që të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë dhe të rejat brenda LSI-së dhe me Kodin e ri Opozita e Bashkuar bashkë me LSI-në fusin rrumbullak 100 deputetë në parlament. Meqenëse ti nuk lejon komente po të bëj tagg”, deklaron Kryemadhi përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?