Kryemadhi për Tahirin: Drejtësi e vonuar, edhe pse nuk duhet të ndjejmë kënaqësi kur qeveritarët futen në burg
Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me 3.4 vite burg, është i vonuar pasi sipas saj denoncimet e para kanë ndodhur së paku që në 2016.
Kryemadhi solli në vëmendje Konventën e LSI-së së Tiranës ku ajo vetë, edhe pse në bashkëqeverisje me PS-në, paralajmëroi se ”kur pikturave të bukura t’u dalë boja, do të shohim fushat e kanabisit”.
”Sot kemi një drejtësi të vonuar, por më tepër sesa dënimi Saimir Tahirit, ajo që ka rëndësi për publikun është urdhëruesi i Saimir Tahirit, shefi i tij Edi Rama. Që të jem e sinqertë s’më vjen mirë që të shoh asnjë shqiptar në burg. Ne nuk duhet të ndjejmë kënaqësi kur qeveritarët futen në burg, por kur të shohim sesi sistemi nuk i lejon politikanët të jenë arrogantë. Të mos harrojmë se zoti Tahiri ka qenë ministri më jetëgjatë në tranzicion”,-tha në Report Tv.