Kryemadhi: Proces i orkestruar nga Rama, ai është koka e kanabizimit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një proces sipas saj i orkestruar nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Kryemadhit, të gjithë e dinë që koka kanabizimit dhe e të gjithë gjërave në ven është kryeministri Rama.
“A mendoni që i gjithë ky proces, sepse mendoj që çështja Tahiri tashmë është e shkuara për shkak sepse zoti Tahiri ka 4 vjet që nuk është më në arenën politike. A mendoni që gjithë ky process është jo vetëm i organizuar por dhe i orkestruar nga zoti Rama? Sepse e gjithë filozofia e këtij procesi vjen si rezultat i një shpërngulje në kohë të opinionit publik, kostove politike. Ne e dimë të gjithë që zoti Tahiri nuk ishte gjë tjetër veçse një nga oficerët e fushës së zotit Rama. Të gjithë ne e dimë që koka e të gjithë situatës jo vetëm të kanabizimit por dhe të gjithë gjërave të tjera është një situatë që ka vetëm emrin e Edi Ramës.”, ka thënë Kryemadhi.