Kryemadhi: Rama nuk pranon Komision Hetimor sepse s’mund të gënjejë nën betim

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është shprehur se arsyeja e vërtetë se përse kryeministri Edi Rama nuk pranon të ngihet një Komision hetimor në lidhje me skandalin “McGoniga” është sepse nuk mund të gënjejë nën hetim.

E ftuar në News24, Kryemadhi tha se nëse kreu i qeverisë do ta bënte diçka të tillë, do të ishte njësoj sikur të mos tregonte të vërtetën para gjykatës.

Kryemadhi tha po ashtu se nga kjo çështje do dalin të tjera detaje, pasi deri tani është zbuluar vetëm 30 përqind e çështjes që po hetohet nga drejtësia amerikane.

Pjesë nga biseda:

Nisida Tufa: Partia e Lirisë ka zhvilluar sot mbledhjen e Komitetit Drejtues. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Monika Kryemadhi: Çdo ditë e më shumë situatën në Shqipëri mund ta quajmë një pasiguri të funksionimit të strukturave të shtetit. Mbledhja jonë e sotme, përveç se bëri një analizë të situatës për rolin e drejtuesve të PL-së bëri dhe një analizë për zgjedhjet lokale. Në zgjedhjet lokale, PL-ja do të garojë në të gjitha këshillat bashkiak me kandidatët e saj.

Meta e quajti një faktor kryesor PL për “shporrjen e monizmit” dhe largimin e qeverisë, ku konsiston e gjithë rëndësia e PL për këtë qëllim?

Kryemadhi: Na duket sikur përdorim fjalor të rëndë, por kur artikulon dhe flet me qytetarët, sheh që ata janë më të egër se ne. Ne mundohemi të jemi në kornizat e etikës politike. Monizmi është i instaluar. Mjafton të shohësh se çfarë ka ndodhur me opozitën dhe Parlamentin. Kemi një kryeministër që është përmendur 14 herë në aktakuzë dhe s’e kuptoj kur thotë se është narrativë. Pse nuk përmendet kryeministri i Malit të Zi, apo Bosnjës? Të gjitha mediat që ai i quan si berishiane, nuk janë si ato të Ramës që paguhen me paratë e shqiptarëve, por janë media që artikulojnë emrin e kryeministrit të Shqipërisë. Studentët në Ekuador janë ngritur në protesta pasi ka indicie që presidenti i vendit ka lidhje me mafien shqiptare.

Janë kaq shumë problematika që Rama ka krijuar dhe nuk pranon Komisionin Hetimor. Normal që nuk do e pranonte atë se dhe atë komision që bëri për inceneratorët e ka vendosur përballë përgjegjësisë ligjore. Komisioni Hetimor vendos Ramën përballë faktit të deklarimit dhe nuk mund të gënjejë nën betim, pasi nëse gënjen është njësoj sikur gënjen para gjykatës dhe dënohesh për ‘dëshmi të rreme’. Komisioni Hetimor e vendos Ramën me shpatulla pas murit, i cili nuk mund të dëshmojë se nuk ka dijeni për raportimin nga mediat amerikanë, pasi me dijeninë time kanë zbardhur vetëm 30% të çështjes. Janë shumë gjëra që shkojnë përtej narrativës, sepse në momentin që Rama ndihet i sigurt është krye bullizuesi më madh. Në këtë rast gjërat janë ndryshe pasi nuk ka të bëjë me drejtësinë shqiptare që është e kapur por me drejtësinë amerikane.

SHKARKO APP