Kryemadhi: Rama po të dëgjonte Soros nuk përfundonte si gruaja e Bilalit
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në ”Çim Peka LIVE”, foli edhe për foton e kryeministrit Edi Rama me Barack Obamën, ku tha se nëse Rama do kishte dëgjuar Sorosin nuk do kishte përfunduar si gruaja e Bilalit. Nga ana tjetër, nga ana tjetër Kryemadhi shtoi se Rama është aq dinak sa nuk firmos vetë për koncesionet pasi ka frikë nga dënimi por ia ka lënë të gjitha koncesionet ministrave të tij. ”Të gjitha koncesionet Rama ia ka lënë Milva Ikonomit, Beqajt, Damianit, Niko Pekeshi, Erion Braçes e me radhë. Rama nuk ka firmosur vetë. E dini që për ligjin për Teatrin nuk ka marrë pjesë në votim dhe nuk asnjë fjalim të tij në procesverbal që nesër të jetë i larë. Madje nuk ka votuar as pro”.