Kryemadhi: Rama të arrestojë Qendron dhe Gjiknurin për vjedhjen në ”Unazën e Re”
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi nga Elbasani se Edi Rama duhet të arrestojë Ministrin Damian Gjiknuri dhe drejtorin e ARRSH-së Afrim Qendro për vjedhjen e tmerrshme për ”Unazën e Re”. Kryemadhi tha se kryeministri Rama duhet të kërkoj falje publike për falsifikimin e firmës së sekretarit të shtetit.
Sipas Kryemadhi këto janë detyra shtëpie për kryeministrin Rama: ”Por ka të bëjë me detyrat e shtëpisë që Edi Rama duhet të bëjë:një, të arrestojë Afrim Qendron dhe Damian Gjiknurin për vjedhjen e tmerrshme që kanë bërë në Unazën e Re. Për të kërkuar falje publike për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit, sepse ajo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë ai, për të kërkuar falje për të gjitha veprimet e vonuara që bën sepse është bashkëpunëtor në krim është bashkëpunëtor në vjedhje, është bashkëpunëtor në falsifikim. Ky njeri që ka marrë sot peng Shqipërinë duhet ta kuptojë që ka vetëm dy rrugë ose fundin e tmerrshëm ose tmerr pa fund, sepse gratë dhe vajzat shqiptare nuk do të ndalen, më shumë nuk do të ndalen nënat, të cilat e japin jetën për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre, ti bëjë mirë llogaritë Edi Rama sepse nuk ka prindër që lë fëmijët e tij në rrugë sepse i do qejfi Edi Ramës. Edi Ramës i erdhi momenti, o sot o kurrë, prandaj o të shpëtojë veten dhe familjen e tij, ose shqiptarët do at ngrenë zgupthi, jo burrat, por do ta ngrenë gratë shqiptare sepse e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar familjet e tyre në Shqipëri dhe për ti dhënë të ardhme Shqipërisë”, tha Kryetarja e LSI-së.
KOHA JONË SONDAZH

